KQZ tregon formën e votimit për personat në burgje e spitale
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 06 June 2017
Njerëzit të cilët janë të mbyllur në shtëpi nuk do të ndëshkohen nga mundësia për të mos votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka menduar edhe këtë pjesë.
Në kategorinë e votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta përfshihen njerëzit me aftësi të kufizuara, sëmundje, njerëzit në spitale, burgje, ose të atillë që janë të mbyllur në shtëpi e nuk mund të dalin për të votuar për shkaqe sigurie, shkruan Indeksonline.
Të gjithë do ta kenë mundësinë t’iu qasen kutive të votimit në zgjedhjet e 11 qershorit.
KQZ do të dërgoj ekipet e saj mobile për të lehtësuar procesin e votimit për këtë kategoi. Dilemës se si të votohet nëse jam votues me nevoja dhe rrethana të veçanta, KQZ i është përgjigjur në këtë formë.
Si të votoj në qoftë se jam votues me nevoja dhe rrethana të veçanta?
KQZ-ja i dërgon ekipet mobile për të lehtësuar procesin e votimit për votuesit me nevoja të veçanta, të cilët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të aftësisë së kufizuar, arsyeve shëndetësore ose arsyeve tjera.
Pasi të kalohet ky hap, personat me nevoja të veçanta, duhet të regjistrohen për këtë shërbim duke e plotësuar Formularin dhe duke e dorëzuar të njejtin në zyren e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve bashkë me një kopje të letërnjoftimit.
Mirëpo bashkë me të duhet të bashkëngjesin edhe diagnozën mjekësore, apo dokumentet mbështetëse për të treguar pse iu duhet ky shërbim.
Krejt në fund dokumentet mund të dorëzohen nga ndonjë anëtar i familjes, i cili duhet ta ketë kopjen e letërnjoftimit nga data 25 deri më 28 maj. Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve.
Ndërkohë, kanë mbetur jo më pak se 7 ditë deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Indeksonline
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...