Lajme

KQZ thërret mbledhje, këto janë pikat e rëndit të ditës

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 27 October 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhje për këtë të martë në ora 13:30.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për medie, shkruan Gazeta Infokus.

E në rend të ditës janë disa pika.

-Advertisement-

– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.40/2020.,Aktivitetet e SKQZ-së, Aktivitetet e ZRPPC-së, Raporti i Këshillave të KQZ-së, Këshilli për Çështje Ligjore, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Gllogoc dhe Vushtrri, Këshilli për Buxhet dhe Financa, Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor Financiar i KQZ-së për periudhën janar – shtator 2020 Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor i Njësisë së Prokurimit për periudhën janar – shtator 2020”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë gjeni të plotë komunikatën./Gazeta Infokus/

Përshëndetje,

Ju njoftoj se sot (e martë, 27 tetor, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

  1.  Hyrje: znj. Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

–   Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.40/2020.

  1. Aktivitetet e SKQZ-së;
  2. Aktivitetet e ZRPPC-së;
  3. Raporti i Këshillave të KQZ-së:
  • Këshilli për Çështje Ligjore:

–      Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Gllogoc dhe Vushtrri.

  • Këshilli për Buxhet dhe Financa:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i  raportit nëntëmujor Financiar i KQZ-së për periudhën janar – shtator 2020;

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntëmujor i Njësisë së Prokurimit për periudhën janar – shtator 2020;

–        Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për pagesat e stafit të angazhuar në qendrat e votimit (QV) dhe në vendvotime (VV) për zgjedhjet e  jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut 2020. 

  • Këshilli për Operacione Zgjedhore:

–        Emërimi i anëtarëve të KKZ-së për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

–        Shqyrtimi dhe miratimi raportit të punës të Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar-Shtator.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për ndryshim në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020 për shkak të organizimit të procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ruajtjen e kutive të votimit të vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, që kanë dallim në vota pas rinumërimit.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më datën  06 tetor 2019.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për asgjësimin/shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve nga vitit 2007 deri në vitin 2009.

  1. Të ndryshme;

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera