Lajme

KQZ sot mblidhet për zgjedhjet në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 14 February 2020

Komisioni Qendror Zgjedhor sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbaj një mbledhje për zgjedhjet në Podujevë që do të mbahen me 15 mars.

Pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje janë:

1.Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

-Advertisement-

– Caktimi i lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështretjen e subjekteve politike për muajin shkurt 2020.

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Udhëzimit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për indetifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës;

3.Të ndryshme;

Në Podujevë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se kryetari i deritanishëm, Agim Veliu është zgjedhur në ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera