Lajme

KQZ shqyrton vendimet e Supremes

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 22 September 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës, ku pwrvec tjerash do të shqyrtohen edhe vendimet e Gjykatës Supreme, vendime këto që hedhin poshtë decertifikimin e disa kandidatëve nga KQZ, duke ua mundësuar atyre pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

Pjesë e shqyrtimit të vendimeve të Supremes është edhe rikthimi i Zafir Berishës në garën për kryetar të Prizrenit.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe vendimet tjera të Gjykatës Supreme, lidhur me kandidatët që kohë më parë KQZ ka decertifikuar për shkak se gjatë tri viteve të fundit kanë qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera