KQZ shpërndan materialin e ndjeshëm zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 13 February 2021
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e së parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër.
Materiali i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet e që aktualisht janë në depon qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të planit operacional shpërndahen nga kjo depo për në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.
Ndërkaq të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.
Sa i përket fletëvotimeve, edhe këtë vit si në çdo proces zgjedhor janë shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, por sipas KQZ, kjo nuk do ta kufizojë askënd për të mos e ushtruar të drejtën e votës.
Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni. Bazuar në listën përfundimtare të votuesve me të drejtë vote janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, janë gjithsej 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime që janë shtypur përfshirë edhe ato rezervë. Rrjedhimisht janë 117 mijë e 662 fletëvotime më pak sesa numri i përgjithshëm i votuesve.

Të tjera
-
Zgjedhjet në Gjermani: Gara politike, sondazhet dhe shqetësimet për të djathtën ekstreme
Gjermania shkon nesër në zgjedhje federale, një moment kyç për të ardhmen pol...
-
Zafir Berisha: NISMA s’bën koalicion me Serbi
Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me ...
-
KQZ-së i kanë mbetur 14 mijë e 306 pako me vota nga diaspora për t’i verifikuar, javën tjetër nis numërimi
Derisa numërimi i votave për kandidatët që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit p...
-
Sala Jashari: Gjithmonë besnike ndaj mbështetësve të mi
Kandidatja e PDK-së për deputete, Sala Jashari, e cila ka arritur të sigurojë...
-
Me dy vetura të eskortës së shtetit dhe 6 pjesëtarë të mbrojtjes së afërt, vajzat e Presidentes shoqërohen në Qendër Tregtare
Natyra Kuci nga Partia Socialdemokrate ka publikuar një video, në të cilën sh...
-
Ish-diplomati kosovar: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e pamatur dhe më e dëmshme strategjikisht në historinë e politikës së jashtme
Ish-diplomati kosovar, Muhamet Brajshori, i cili ka shërbyer si Ambasador i K...
-
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK
Mes kushteve të vështira spitalore, mungesës së barnave dhe ikjes së mjekëve,...
-
Maliqi shkruan me ironi: Nëse e Evropës i duhen 300 mijë ushtarë me tastaturë, Kosova e vetme i mbulon nevojat
Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar një analizë që është publikuar so...
-
KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit
Derisa numërimi i votave për kandidatët që garuan në zgjedhjet e ...
-
A do të na gjej fundi i marsit me Kuvend të konstituar e qeveri të formuar?
Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende...
-
Çitaku i reagon ashpër ministrit Maqedonci që kritikoi Evropën nga Tajvani: Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!
Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora ...
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...