Lajme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna, s’përfshihet Dragashi

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 20 November 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetar komune, pa përfshirë komunën e Dragashit, raporton Gazeta Express.

Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për 20 komuna që kanë qenë në balotazh.

Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.

-Advertisement-

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.

“KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

PDK-ja është partia që ka fituar në 8 komuna, duke ia marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenit. PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj. Në katër prej këtyre komunave, ka fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke e shmangul balotazhin.

LDK-ja, ndërkaq,me Përparim Ramën e ka fituar garën më të rëndësishme komunale, atë të kryeqytetit, duke e mposhtur Arben Vitinë e LVV-së, i cili cilësohej si favorit absolut para 17 tetorit. Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.

Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa sot arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.

LVV-ja është vetëm para Nismës Socialdemokrate, e cila ka fituar në Malishevë.

Në Obiliq, Xhafer Gashi me Iniciativën Qytetare arriti ta fitojë edhe një mandat.

Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP, ka fituar në Komunën e Mamushës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera