Lajme

KQZ regjistron PD-në me kryetar Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 18 March 2023

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka regjistruar Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi tha se vendimi i marrë nga KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale e detyron atë si kryekomisioner ta zbatojë vendimin e marrë, raporton Gazeta Tema, përcjell Klankosova.tv.

“Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera