Lajme

KQZ publikon raportet financiare të partive politike për vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 14 April 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022.

KQZ njofton se këto raporte të paaudituara mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

-Advertisement-

Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2022 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.

Raportet mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera