Lajme

KQZ publikon afatet për aplikim për akreditim të vëzhguesve

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 06 Shtator 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje të kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

KQZ-ja njofton se subjektet politike të çertifikuara, OJQ-të dhe organizatat qeveritare e ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtëpitë mediatike dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja – mund të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifim kërkesën për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale.

Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim është si në vijim:

-Advertisement-

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të mediave është 15 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 6 tetor 2017

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të individëve në emër të organizatës është 30 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 21 shtator 2017

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave është 25 ditë para Ditës së Zgjedhjeve, pra deri më 26 shtator 2017

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve të organizatave për vëzhgimin e Ditës së Zgjedhjeve është 20 ditë para kësaj dite, pra deri më 2 tetor 2017.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy