Fokus

KQZ porositë fletëvotimet në Slloveni

Autori: L.A 10:04 | 25 August 2021

Përgatitjet për zgjedhjet lokale kanë filluar.
Bile vetëm për shtypjen e fletëvotimeve dhe broshurave Komisionit Qendror Zgjedhor do ti kushtojë një shumë e madhe parash.

306 mijë e 700 euro është vlera e tenderit të cilin e ka fituar Grup i Operatorëve Ekonomik nga Sllovenia “Cetis d.d., Cetkos l.l.c.”, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kjo shumë nuk është e vetme që KQZ do të shpenzojë për zgjedhjet lokale, pasi tenderin për furnizim me vula e ka fituar një kompani nga Prishtinë “ZERO – KS ” SH.P.K.

Vlerën për furnizimin me vula e kap shumën prej 13 mijë e 160 euro.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera