Lajme

KQZ përgatit planin opercional për zgjedhjet e 29 nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 20 October 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës Veriore. Ky plan nesër pritet të miratohet në mbledhjen e KQZ-së, dhe aty do të renditen të gjitha aktivitetet të cilat do të realizohen deri më datën 29 nëntor për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke filluar që nga sot (e martë) do të fillojë me përgatitjen e Planit Operacional dhe besojmë që gjatë ditës së nesërme, në mbledhje, do të miratohet ky Plan, ku parashihen të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren nga ana e KQZ-së në kuadër të këtyre ditëve që janë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar këto zgjedhje”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

 

-Advertisement-

Sigurisht se në këtë Plan Operacional, do të renditen të gjitha aktivitetet të cilat do të realizohen deri më datën 29 nëntor për organizimin e këtyre zgjedhjeve, por pastaj edhe aktivitetet e tjera të cilat zhvillohen pas ditës së zgjedhjeve.

 

“Kjo është një situatë me rrethana të veçanta për shkak se jemi në periudhë pandemie. Ju e dini se zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës janë shtyrë për shkak të pandemisë, ndërkaq zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nuk ka pasur aktivitete të zhvilluara”, ka thënë Elezi.

Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me buxhetin për zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Podujevës, buxheti veçse është i alokuar më herët sepse këto zgjedhje kanë qenë të shpallura dhe janë shtyrë vetëm një ditë para mbajtjes së tyre. Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, KQZ-ja do të dërgojë në Qeverinë e Republikës së Kosovës një kërkesë buxhetore për organizimin e tyre, pra do të kërkojë buxhet shtesë, sepse këto nuk janë zgjedhje të planifikuara dhe rrjedhimisht duhet një kërkesë e re buxhetore në mënyrë që të mund të mbahen këto zgjedhje.

Elezi ka thnë se për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin, sepse jemi në kohë pandemie, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë komunikim me institucionet përkatëse dhe përgjegjëse, në këtë rast IKSHPK dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë të gjithë këshillat për të organizuar sa më mirë këtë proces edhe në këtë aspekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera