KQZ: Numri i votuesve në komunat në veri është rritur natyrshëm, siç ndodh rëndom nga një proces zgjedhor në tjetrin
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 11 April 2024
Sot, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka dhënë disa sqarime “që janë ngritur në opinion kohëve të fundit”, raporton Express.
Elezi tha se lista votuese është rritur për 1461 votues. Sipas tij, kjo ndodh kur përfshihen personat që kanë mbushur 18 vjet pas zgjedhjeve të fundit, ose persona që nuk kanë qenë më herët në listë votuese, apo votues që kanë ndërruar komunë.
Elezi tha se kjo është rritje e natyrshme.
Ai ka dhënë një sqarim edhe lidhur me “deklarimin se numri i votuesve është më i madh se numri i banorëve rezident”.
“Lidhur me çështjen e votuesve në procesin e votimit më 21 prill më duhet të sqaroj disa çështje që janë ngritur në opinion kohëve të fundit. Së pari KQZ ka ndjekur rrugën kushtetuese dhe ligjore për krijimin e listës votuese për procesin e votimit të 21 prillit. Sipas vendimit të KQZ për certifikimin e listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46 mijë e 556, apo 1461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023. Në votues të rinj përfshihen të gjithë ata persona që kanë arritur moshën 18 vjet pas zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill apo persona që më herët nuk kanë qenë në listë votuese, apo votues që kanë ndërruar komunë pas atyre zgjedhjeve. Sqarojmë se kjo është një rritje e natyrshme e numrit të votuesve siç ndodh rëndom nga një proces zgjedhor në tjetrin. Gjithashtu, lidhur me deklarimin se numri i votuesve është më i madh se numri i banorëve rezident sqarojmë se lista e votuesve nuk përmban vetëm qytetarët me të drejtë vote që jetojnë momentalisht në një vendbanim të caktuar por edhe qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit”, tha Elezi.
Kujtojmë se të dielën në një konferencë për media, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, njoftoi se nuk do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë të katër komunave veriore të Kosovës. Ndër të tjerash, Elek tha se janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit, se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...