Lajme

KQZ në konferencë pas vendimit të PZAP për rinumërim të disa vendvotimeve

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 09 March 2021

Sot PZAP-ja ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e votave të 134 vendvotimeve.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Indeksonlien, tha se në orën 15:00 do të ketë një konferencë shtypi në QNR.

“Ju njoftoj se sot (e martë, 9 mars, ora 15:00) në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbaj një konferencë për t’iu informuar lidhur me progresin në zbatimin e vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e votave të disa vendvotimeve. Ju lutem, nëse jeni të interesuar dërgojeni ekipin tuaj”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera