Lajme

KQZ largon kandidatët shqiptarë nga lista e koalicionit boshnjak

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 01 June 2017

Dhjetë kandidatë shqiptarë të cilët ishin pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit nga Koalicioni i partive të komunitetit boshnjak, SDA-BSDAK, janë larguar nga listat me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Largimin e kandidatëve shqiptarë nga lista e koalicionit SDA-BSDAK, e ka aprovuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi ka shqyrtuar ankesën e koalicionit ndaj vendimit të KQZ-së.

Siç shihet në vendimin e PZAP-së, me të cilin është hedhur poshtë ankesa e koalicionit SDA-BSDAK, arsyeja pse dhjetë kandidatë janë larguar nga lista për deputetë është se kandidatët janë të komunitetit shqiptare.

-Advertisement-

Në ankesën e koalicionit SDA-BSDAK, drejtuar PZAP-së, thuhet se vendimi për largimin e 10 kandidatëve nga lista për deputetë është i kundërligjshëm dhe kundër kushtetues.

“Vendimi i ankimuar i KQZ-së  është edhe anti-kushtetues  me të cilin cenohen të drejtat e elementare të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në apelin e koalicionit SDA-BSDAK drejtuar PZAP-së.

Në anën tjetër në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se përkundër faktit se askujt nuk mund t`i mohohet e drejta për t`u zgjedhur, gjegjësisht për të qenë kandidat, PZAP-ja nuk ka mundur të vendosë ndryshe nga siç ka vendosur KQZ-ja me vendimin për largimin nga lista e koalicionit SDA-BSDAK të kandidatëve shqiptarë.

“Paneli ka vlerësuar pretendimet me apel, por vlerëson se të njëjtat nuk paraqesin referencë për marrjen e vendimit më të favorshëm për apeluesit. Edhe përkundër faktit se askujt nuk mund që t`i mohohet e drejta për t`u zgjedhur, gjegjësisht për të qenë kandidat në listat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Paneli gjen se përfshirja në lista e kandidimit për vendet e garantuara të pjesëtarëve të komuniteti shumicë, cenon nenin 64 paragrafi2, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me vendet e garantuara. Sipas Kushtetutës këto vende janë parashikuar ekskluzivisht për komunitete4 jo shumicë, e të cilit komunitet në rastin konkret i takon edhe parashtruesi i apelit”, thuhet në vendimin e PZAP-së, ku është hedhur poshtë ankesa e koalicionit SDA-BSDAK. /Kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera