Lajme

KQZ kufizon shpenzimet e fushatës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit e Leposaviqit

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 30 November 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kufizuar shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

“Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se për Leposaviq janë 13 mijë e 297 votues ndërsa shpenzimet pritet të jenë deri në 6 mijë e 648 euro. Ndërsa për në Zveçan pritet që shpenzimet të jenë 3 mijë e 491 euro, ku janë 6 mijë e 982 votues.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera