KQZ kërkon të hiqet ora policore në ditën e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 25 November 2020
Në mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja Valdete Daka tha se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hiqet ora policore në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut në ditën e zgjedhjeve
“Meqenëse pas orës 7 nuk lejohet lëvizja në Podujevë pasi që janë në zonë të kuqe, duhet me bisedu me MSh-në që pas orës 7 të ju lejohet lëvizja. Kemi vëzhgues e media. Duhet të bëjmë kërkesë në ministri që të hiqet ora policore” ka thënë Daka.
Ndërsa, Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, tha se kanë siguruar 50 mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile.
“Është përfunduar periudha e regjistrimit të votuesve përmes postës. Kemi marrë masat në aspektin e sigurisë së materialit të ndjeshëm. Format zgjedhore janë në proces të printimit të tyre. Jemi në procesin e personave të ngujuar për shkak të infektimit me Covid 19. Janë siguruar 50 mantele mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë për ekipet mobile”, Ahmetaj.
Ylli Buleshaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike tha se pasur numër të madh të interesuarve për të vëzhguar zgjedhje.
“Kemi 31 vëzhgues të medieve vendore dhe 4 nga ato ndërkombëtare. Ka pasur numër të madh të interesuarve për të vëzhguar zgjedhje 1665 gjithsej nga ta 1174 të partive politike 338 të OJQ-ve 13 të tjerë dhe 132 nga mediet vendore dhe 8 nga ato ndërkombëtare. U vendos të akreditohen të gjithë këta vëzhgues”, tha Buleshaj.
Tutje, Arianit Elshani nga Këshilli për Çështje Ligjore dhe Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik, tha kanë bërë një video informuese lidhur me masat mbrojtëse të Covid 19, ku edhe është paraparë se si do të bëhet votimi brenda te personat e infektuar.
“Monitorimi i procesit zgjedhore në ditën e zgjedhjeve ka një plan operacional dhe janë dhënë rekomandimet tona. Udhëzimi administrativ do të jetë për këto dy komuna që duhet të jetë i vlefshëm edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve”, deklaroi Elshani, raporton EO.
“Kemi bërë një video spot informues lidhur me masat mbrojtëse të Covid 19 ku e kemi paraparë se si do të bëhet votimi brenda te personat e infektuar. Kanë filluar të shfaqet ky sport në rrjete sociale dhe në radio lokale”, shtoi ai.
Të tjera
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...