KQZ jep të gjitha detajet për zgjedhjet, buxhetin, afatet, fushatën

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 11 May 2017
Pas shpalljes së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje për të filluar me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Në fillim të mbledhjes, kryetarja dhe anëtarët e KQZ-së, uruan qytetarët e Republikës së Kosovës për shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe shprehën përkushtimin e tyre në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dakordua për të ftuar organizatat dhe asociacionet ndërkombëtare, pjesë e së cilave është KQZ-ja, për të vëzhguar këtë proces zgjedhor.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi Planin e Buxhetit për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i aprovuar është në vlerën: 4 milion e 944 mijë e 900 euro. Shuma e planifikuar e mjeteve ka të bëjë me prodhimin e materialit zgjedhor; transportimin e materialit sensitive dhe jo-sensitiv; trajnimin e Këshillave të Vendvotimit; pagesat për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve; pagesat për anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve dhe stafin tjetër ndihmës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në ligj, mori vendim që të shkurtojë afatet kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve në përputhje me rrethanat. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi Planin Operacional për organizimin e Zgjedhjeve të Parakoshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.
Sipas vendimit të KQZ-së për caktimin e afateve të aktiviteteve, disa nga afatet kohore janë si në vijim:
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 19 maj 2017.
Afati i tërheqjes së shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet më 27 maj 2017.
Afati për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë fillon më 11 maj dhe mbaron më 15 maj 2017.
Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 31 maj dhe do të përfundojnë më 9 qershor 2017.
Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 11 maj dhe do të përfundojë më 4 qershor 2017.
Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017, thuhet në komunikatën për media.

Të tjera
-
Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë
Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton...
-
Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati
Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. ...
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...