Lajme

KQZ: Janë mbyllur 12 parti politike

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 30 September 2020

KQZ është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjell pandemia.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bërë e ditur se janë mbyllur 12 subjekte politike si shkak që nuk i kanë kryer obligimet e tyre.

Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ meqenëse. Sipas tyre duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj.

-Advertisement-

Subjektet e vogla kanë kërkuar po ashtu ulje të pragut zgjedhor që aktualisht është 5 përqind.

Por këtë KQZ rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.

E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.

KQZ sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera