KQZ-ja vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 14 May 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të cilat po mbahen sot. Ata do të jenë prezent në disa Qendra të Votimit për të ndjekur nga afër organizimin e zgjedhjeve.
Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në 401 vendvotime të bashkive Elbasan, Kamëz dhe Vorë, si dhe numërimin e votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se ky vëzhgim është në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet.
Para ditës së zgjedhjeve, delegacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kreshnik Radoniqi dhe në përbërje të anëtarit, Sami Kurteshi dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, janë takuar me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Kryetari Radoniqi, vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve dhe në emër të KQZ-së së Kosovës uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë e të përmbyllet me sukses.
Po ashtu, delegacioni i KQZ-së së bashku me anëtarë të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga shtete të ndryshme, morën pjesë në prezantimin e Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve për përgatitjet e procesit zgjedhor. Vëzhguesit e TMZ-ve u njoftuan edhe për specifikat e këtij procesi zgjedhor dhe për aplikimin e teknologjisë informative në votimin elektronik në tri bashki të ndryshme.
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të jenë prezentë në disa Qendra të Votimit për të përcjellë nga afër organizimin e zgjedhjeve.
Të tjera
-
Vdẹs motra e komandatit legjendar Adem Jashari
Sot, më 23 shtator 2024, është ndarë nga jeta Hava Jashari-Gashi, motra e kom...
-
Qalaj: Shumica e pjesëtarëve të grupit terrorist që morën pjesë në Banjskë janë të lirë, kjo krijon rrezik për incidente të ngjashme
Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri-përsëritje të rastit ...
-
Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson s...
-
Analiza/ Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?
Ishte mesnatë në Teheran dhe ora 22:00 në Beograd më 13 prill, kur do të nist...
-
Përmbytje dhe rrëshqitje e dherave në Japoni, 6 viktima dhe dhjetëra mijëra të evakuuar
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas p...
-
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të pranisë së shtuar të grave në politikë
Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kry...
-
Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro
Sipas një përgjigjeje të ZRRE-së për 7 muaj në veri të Kosovës janë shpenzuar...
-
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve’
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot nga ora 13:00, do të publikojë rapor...
-
Përjashtimi nga shkolla i 18-vjeçares me shami, mbahet konferencë para ministrisë së Arsimit
Qendra Kosovare për Paqe, sot do të mbajë konferencë për media para ministris...
-
Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot...
-
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës kundër kancerit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën të ditur se sot në ora 11:00, do të ...
-
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00. Ky do të j...