Lajme

KQZ-ja sot certifikon partitë parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 28 August 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë më procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit.

Mbledhja e KQZ-së, pritet të mbahet sot në orën 13:30.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

-Advertisement-

Po ashtu, në komunikatë thuhet se në rend të ditës për certifikim janë edhe subjektet politike parlamentare.

Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar 48 subjekte politike me 552 kandidatë, ndërsa ka vendosur të mos certifikojë 2 kandidatë të pavarur për shkak të mospërshtatshmërisë së tyre me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Numri i kandidatëve që do të certifikohen në këto zgjedhje lokale, pritet të jetë mbi 5 mijë kandidatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera