Lajme

KQZ-ja nis numërimin e mijëra votave me postë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 02 March 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në këtë grup hyjnë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime.

Ai ka thënë se pas përfundimit të këtij numërimi shënohet faza përfundimtare para daljes me rezultatet përfundimtare.

-Advertisement-

Elezi ka thënë se po punojnë maksimalisht që të shpallin rezultatin zgjedhor.

“Është e vështirë ta themi se sa ditë do të na duhet për numërimin e këtyre fletëvotimeve, sepse janë 56.610 zarfe me fletëvotime, janë 45 tavolina në të cilat do të numërohen këto vota”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera