KQZ-ja ndan 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 14 February 2020
Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë 350 mijë euro për partitë politike që përfaqësohen në Kuvend.
Këto mjete janë ndarë për muajin shkurt për financimin e aktiviteteve të partive dhe mbështetjen e punës të secilit deputet.Kjo shumë u ndahet partive varësisht nga numri i deputetëve në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 76 mijë e 125 euro për nevojat e partisë, kurse 8 458.34 euro për aktivitetet e deputetëve.LDK-ja 73 mijë e 500 euro për subjektin politik dhe 8 1666.68 për deputetët. PDK-së i janë ndarë 63 mijë euro dhe 6 999.94 për nevojat e deputetëve.
Për AAK-në, KQZ-ja ka nda 34 mijë e 125 euro, kurse për deputetët e kësaj partie 3 791.68 euro.Nisma morri 15 e 750 euro, deputetët 1 750.06 euro. Listës Serbe iu ndan 26 mijë e 250 euro, përderisa 10 deputetëve të kësaj partie 2 916.70 euro.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se këto mjete u ndahen partive çdo muaj, prandaj edhe nuk ka asnjë ndryshim.“Këto shuma janë të njëjta dhe çdo muaj kanë qenë të njëjta dhe nuk ka asnjë ndryshim për të gjitha partitë parlamentare”.Daka ka përmendur dokumentet që mund të përdoren për votim në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
“Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare KQZ-ja ka lëshuar një udhëzim për këshillat e vendvotimeve që në bazë të dokumenteve të Kosovës që janë leja e vozitjes, letërnjoftimi dhe pasaporta. Këto janë dokumente që parashihen në nenin 19 dhe ne nuk mundemi me ndryshuar ligjin”.
Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja, Sami Hamiti, ka kërkuar që këto mjete të ekzekutohen sa më shpejtë ngase duhet që të paguajnë obligimet ndaj PZAP-së.“Unë ju kisha lut që të bëhet procedimi më i shpejt i këtyre mjeteve sepse janë disa parti duhet të kryejnë obligimet ndaj PZAP-së”.
Kurse kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se ende nuk kanë pranuar kandidat për kryetra të Podujevës.“Ende nuk kemi pranuar asnjë aplikim për kryetar të komunës së Podujevës afati është deri me datën e 17, por deri tash ende s’ka asnjë aplikim, por ka pas interesim”.
Të tjera
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdare
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...