Lajme

KQZ-ja, e gatshme për balotazhin

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 17 November 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në 19 komuna të Republikës së Kosovës, për garën e të parit të qytetit.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së.

Halimi tha se KQZ-ja ka ndërmarr të gjitha masat për të dielën, e që do të jenë në funksion të përmbushjes së detyrimeve ligjore.

-Advertisement-

“Ne, sikur edhe më herët kemi ndërmarrë gjithë atë çka është brenda mundësive tona në funksion të përmbushjes së detyrimeve tona ligjore”, ka thënë Halimi.

Balotazhi do të mbahet në 19 komuna, ndërsa në Partesh do të mbahen zgjedhjet për asamblistë, pas vendimit ku u konstatuan parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në rezultat.

Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të jenë të hapura gjithsej 617 qendra të votimit dhe 1784 vendvotime.

Halimi bëri të ditur se procesi do të vëzhgohet nga 12.156 vëzhgues, ndërsa të drejtë vote kanë 1,358.307 votues. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera