Lajme

KQZ-ja e gatshme nëse Osmani i shpallë zgjedhjet në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 November 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar se do t’i përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve nëse ato shpallen nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo vjen pasi kryetarët e komunave në veri të vendi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre.

-Advertisement-

“Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”,ka shkruar Elezi, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera