Lajme

KQZ-ja decertifikon Zafir Berishën për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 11 September 2017

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit të mos mund të garojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Valmir Ismaili nga Demokracia Plus me anë të një postimi në facebook.

“Zafir Berisha decertifikohet nga KQZ, bazuar ne nje vendim përfundimtar te datës 12.10.2015.

-Advertisement-

Mire qe u decertifiku, por ku ka qene ky vendim me heret per zgjedhje qendrore?“, ka shkruar Ismaili.

KQZ është duke zhvilluar një mbledhje ku do të vendoset për kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera