Lajme

KQZ i kërkon para shtesë Ministrisë së Financave për zgjedhjet në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 February 2020

Rreth 400 mijë euro është shuma që Qeveria e Kosovës i ka alokuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarin e komunës së Podujevës.

Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e KQZ-së, të premten, por ky vendim nuk plotëson të gjithë kërkesën buxhetore të KQZ-së.

Ky institucion ka kërkuar nga Qeveria 491 mijë, por ekzekutivi i ka ndarë vetëm 393 mijë. Në këtë buxhet të ndarë nuk përfshihen mjetet e kërkuara nga KQZ-ja për kompensimin e orëve shtesë të punës, deri në certifikimin e zgjedhjeve.

-Advertisement-

KQZ-ja ka kërkuar kompensimin në fjalë pasi ka marrë vendimin për të zgjatur orarin e punës gjatë ditëve të rregullta të punës si dhe të punohet në fundjavë por edhe gjatë ditëve të festave.

Por lidhur me këtë në KQZ treguan se do përpunohet një kërkesë e re e cila do t’i përbëjë mjetet e nevojshme dhe do t’i dërgohet Ministrisë së Financave.

Në KQZ kanë paralajëmruar mundësinë e mbajtjes së një takimi me ministrin Bislimi të hënën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera