KQZ i çon letër Osmanit: Nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 10 December 2022
Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e së shtunës konfirmoi se nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve.
Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapra me ligj dhe Kushtetutë.
Antari Ilir Gashi deklaroi se në mbledhjen e mbyllur që është mbajtur të premten është konstatuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të mbajë zgjedhjet.
Ndërsa, Arianit Elshani tha se përderisa ka deklarime publike nga institucionet e sigurisë se situata është e menaxhueshme atëherë duhet të vijohet me planin oepracional për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të vijohet me fazat që janë paraparë.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, deklaroi se ndryshe nga raportimet në media, zyrtarët komunalë të KKZ të katër komunave veriore kanë deklaruar se nuk i ikin përgjegjësisë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Që nga e enjtja në mbrëmje në komunat veriore kanë ndodhur disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna me armë zjarri, me këtë rast, janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore. Po të enjten në mbrëmje, nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku ka mbetur i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.
Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor. E para disa ditëve, derisa zyrtarët e KQZ-së bashkë me zyrtarë policorë janë penguar që të hyjnë në ambientet e KKZ-ve në komunat veriore.

Të tjera
-
S*lmi izraelit vr*t të paktën 44 persona në Gaza, u godit një stacion i policisë
Një sulm ajror izraelit goditi një stacion policie në Jabalia në Rripin verio...
-
U raportua se Kurtit i shkoi gjoba në 500 euro – “Prokurori mundet me i kërku gjykatës me detyru me dhënë dëshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është gjobitur me 250 euro nga Gjykata T...
-
Bizneset filluan të rihapen në Kashmir të Indisë, por tensionet vazhdojnë
Pakistani ka lëshuar masa diplomatike hakmarrëse kundër Indisë, duke përfshir...
-
74-vjetori i themelimit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, Vengu tregon objektivat e tij
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka folur për 74-vjetorin e t...
-
Gjashtë të lënduar në një aksident në Ozdrim të Pejës
jashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur s...
-
Osmani kujton Rracin në 24-vjetorin e vr*sjes: Drejtësia për të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 v...
-
E dhimbshme: Pas 40 ditësh në gjendje kome, vd*s punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë
Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kri...
-
Fatmir Limaj takon Hysni Gucatin, ja çka diskutuan
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim me kr...
-
Trump po e mbyllë edhe një agjenci, Kosova rrezikon t’i humbasë mbi 200 milionë dollarë
Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i Elon Musk po i jep fund punës s...
-
LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e prop...
-
Mbyllja e MCC-së, Hoti: Kosova ndër vendet që pëson më së shumti
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmeve se do të mby...
-
Haradinaj pret në takim krerët e OVL-UÇK: Mbështetja për kërkesat legjitime të veteranëve është detyrim moral dhe institucional
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot...