Lajme

KQZ: Hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 03 January 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për të lehtësuar aplikimin, KQZ-ja ka funksionalizuar platformën online: https://vezhgo.kqz-ks.org.

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

-Advertisement-

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025; Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave
qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025; Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025;Afati për dorëzimn e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera