Lajme

KQZ: Është tejkaluar problemi me webfaqen, mund t’iu referoheni të dhënave aty

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 10 February 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Siç tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve.

“Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera