KQZ është gati, shpërndahet materiali i ndjeshëm nëpër komuna
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 18 November 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen nesër në 19 komuna dhe ku të drejt vote kanë 1 milion e 353.613 persona.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se materiali i ndjeshëm zgjedhor do të dërgohet sot gjatë ditës në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve.
“Tashmë të gjitha përgatitjet për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve që do të mbahet në 19 komuna, si dhe rivotimi për kryetar të komunës së Parteshit janë përmbyllur, ka mbetur gjatë ditës së sotme dhe materialit të ndjeshëm zgjedhor, fletëvotimeve dhe materialit tjetër përcjellës nga depoja qendrore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ku do të kemi proces të votimit gjatë ditës së nesërme”, ka thënë ai.
Sipas tij, shpërndarja e materialit po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovë, ndërsa nesër në mëngjes nga depot komunale të zgjedhjeve, ky material do të shpërndahet për në qendrat e votimit, ku do të ketë proces të votimit.
Elezi ka thënë se për raundin e dytë të zgjedhjeve kanë qenë 6000 persona me të drejt vote jashtë vendit, duke shtuar se ky proces është përmbyllur më 17 nëntor, ndërsa sot ose nesër presin raportin e votimit.
Përndryshe, numri i votueseve në 19 komunat që nesër kanë të drejt vote është 1 milion e 353.613. Ata janë të shpërndarë në 614 qendra të votimit me gjithsejtë 1.777 vendvotime.
KQZ ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisioner. Kurse, janë më shumë se 12 mijë vëzhgues të akredituar, të cilët do ta përcjellin nga afër procesin zgjedhor në 19 komuna, si dhe rivotimin në komunën e Parteshit, ku janë tri qendra të votimit me gjithsejtë shtatë vendvotime, në të cilat kanë të drejt vote 4.694 persona.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...