Lajme

KQZ: Deri në ora 13.00 kanë votuar 25.69 për qind e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 25 June 2017

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në konferencën e sotme për media në Tiranë ka bërë të ditur se deri në ora 13.00 përqindja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është 25.69 për qind.

Gjatë kumtimit të përqindjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, Hoxhaj ka bërë të ditur se nga 12 qarqe, vetëm ai i Kukësit nuk ka dërguar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në ora 13.00, andaj i ka bërë thirrje komisionarëve të këtij qarku që sa më shpejt ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nga 5362 qendra të votimit kanë raportuar vetëm 26 për qind e të gjithë qendrave të votimit, thënë ndryshe 1414 qendra votimit kanë përcjellë të dhënat. Sipas tyre rezulton se në Qarkun e Beratit pjesëmarrja është 27.42 për qind, Diber 29.5 për qind, Durrës 23.0 për qind, Elbasan 23.12 për qind, Fier 21.79 për qind, Gjirokastër 27.23 për qind, Korçë 28.49, Lezhë 31.92 për qind, Shkodrës 31.07 për qind, Tiranë 29.76 për qind, ndërsa në Qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 22.17 për qind. D.m.th. nga 12 qarqe, Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë komisionarëve të qendrave të votimit patjetër që të hedhin dhe të komunikojnë me qendrën e të dhënave të komisionit zgjedhor dhe të përcjellin të dhënat në sistem, pasi këtë nuk po e bëjnë në mënyrë të rregullt. Hoxhaj u ka bërë me dije qytetarëve që të komunikojnë me KQZ-në, për të raportuar për parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor. Ajo po ashtu ka bërë thirrje për raportime të drejta nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të mos shkaktohet kaos tek publiku./KosovaPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera