Lajme

KQZ: Deri në ora 11.00 kanë votuar 6.90 për qind e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 19 November 2017

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 6.90 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo është bërë e ditur sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në konferencën e dytë për media, se procesi zgjedhor në 19 komuna po zhvillohet normalisht.

-Advertisement-

“Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga 96 për qind e vendvotimeve të 19 komuna të republikës së Kosovës e po ashtu dhe të komunës së Parteshit, nga 1 milion 353 mijë e 307 votues sa janë gjithsej në 20 komuna të republikës së Kosovës, deri në orën 11 kanë votuar 89 mijë e 472 votues apo 6.90 për qind e votuesve. Në raundin e parë me 22 tetor në këto 19 komuna deri në të njëjtën kohë patën votuar 118 mijë e 949 votues, apo 8.78 për qind. Duke u mbështetur në informacionet e deritashme nga qendrat e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera