Lajme

KQZ cakton afatin për dorëzimin e kërkesës për akreditim të vëzhguesve për votimin “Për apo Kundër, largimit të kryetarëve në veri”

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 01 April 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se partitë politike: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, si dhe OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara për zgjedhje, mund të dorëzojnë kërkesën për t`u akredituar për vëzhgimin e votimit “Për apo Kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, që do të mbahet më 21 prill, 2024.

Sipas KQZ’së afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve fillon më 1 prill 2024 dhe përfundon më 15 prill 2024.

Në komunikatë thuhet se vetëm vëzhguesve të akredituar do t’u lejohet qasja në hapësirat ku organizohet votimi “Për apo kundër, largimit të kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.

-Advertisement-

“Formularët për akreditim të vëzhguesve mund t’i merrni në ueb-faqen e KQZ-së: ëëë.kqz-ks.org, apo në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Për informata shtesë, mund të kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera