Lajme

KQZ blen laptopë 25 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 01 November 2018

Ka mbetur pa zot shtëpie tash e sa muaj.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk po i ndal shpenzimet, shkruan Gazeta inFokus.

Së fundi nga buxheti i konsoliduar i shtetit të Kosovës, ata kanë blerë laptop. E shuma e tyre ka arritur afër 25 mijë euro.

-Advertisement-

Në njoftimin e bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik nuk bëhet i ditur numri i laptopëve të blerë.

Por në të njëjtin njoftim thuhet se kanë aplikuar 5 kompani ndërsa fituese ka dalë kompania “INFOSOFT SYSTEMS ” SH.P.K.” në Prishtinë.

Kjo kompani ka ofruar çmimin prej 24 mijë e 140 euro. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera