Lajme

KQZ akrediton mbi 20 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 08 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar tashmë pothuajse të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit. Deri më tani KQZ ka njoftuar se është në proces të akreditimit të vëzhguesve,  ka pastruar listat duke larguar të vdekurit, ka kërkuar ndihmë nga misionet ndërkombëtare, etj., shkruan Indeksonline.

Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë për Indeksonline se në të gjithë Kosovën janë 889 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime.

“Deri më tani janë akredituar 7 grupe vëzhguesish me gjithsej 20 mijë e 24 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, Organizata Ndërkombëtare, Organizata Jo-Qeveritare vendore, përfaqësi diplomatike dhe media vendore e ndërkombëtare”, ka theksuar Elezi.

-Advertisement-

Sipas tij, KQZ-ja, sikurse në të kaluarën do të ofrojë mundësinë për të votuar të gjithë votuesve të cilët nuk mund të dalin në vendvotimin e tyre për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose cfarëdo paaftësie tjetër.

“Periudha e regjistrimit për votim përmes ekipeve mobile ka përfunduar më 28 maj”, ka përfunduar Elezi. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera