Lajme

KPMSHCK-ja shfuqizon vendimin e Komunës së Gjakovës për Zyrtar të Gjendjes Civile!

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 04 November 2017

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Komunës së Gjakovës, duke e anuluar procedurën e rekrutimit për zyrtar të Gjendjes Civile në Rogovë.

Këtë vendim, KPMSHCK-ja e ka marrë pas ankesë së Faton Hotit, i cili pretendon se ka vërejtur parregullësi në procesin e rekrutimit nga ana e komisionit i cili ka bërë përzgjedhjen e zyrtarëve për Gjendet Civile në Gjakovë dhe në Rogovë.Sipas ankuesit Hoti, ky komision ka vënë kritere të pa baza me ngjyrime politike vetëm që asnjë banorë i Rogovës mos të punësohet si zyrtar i Gjendjes Civile në Rogovë.

Në vijim keni vendimin e shfuqizimt të vendimit për procedurën e rekrutimit të konkursit për zyrtar të Gjendjes Civile në Rogovë, Gërgoc dhe Gjakovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera