KPM pranoi katër ankesa gjatë procesit zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 02 November 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave ka monitoruar 22 ofrues të shërbimeve mediale audio-vizuele në mbulimin e fushatës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Të gjeturat e raportit rezultojnë se prezantimi i fushatës ishte kryesisht objektiv dhe i paanshëm.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe zgjedhore në KPM janë adresuar katër ankesa. Institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e zgjedhjeve ka listuar shkeljet gjatë reklamimeve të spoteve politike dhe transmetimit direkt gjatë ditës së zgjedhjeve.
Në Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, Komisioni i Pavarur i Mediave u ka bërë thirrje institucioneve që të mbrojnë gazetarët.
Kryetari i KPM-së Xhevat Latifi tha se qëllimi i monitorimit nga data 16 shtator deri më 17 tetor, ishte vlerësimi i performancës së OSHMA-ve në pajtim me kreun e tetë të Ligjit për Zgjedhje.
“Mund të themi se mediat tona në përgjithësi kanë respektuar ligjin dhe aktet rregullative të KPM-së. Dhe kjo i bën ato që të jenë konkurrente me mediat në rajon e hera e herës më të mirat në disa aspekte. Shpreh në fund edhe solidaritetin tonë si institucion në Ditën ndërkombëtarë kundër dhunës ndaj gazetarëve, kërkojmë nga të gjitha institucionet relevante që të bëjnë gjithçka çfarë munden në mbrojtje të punës së gazetarëve, liria e të cilëve në punë është barometri më i mirë të shkallës së lirisë së një shoqërie”, ka thënë Latifi.
Ndërkaq, kryeshefi i KPM-së Faruk Rexhaj ka listuar shkeljet që janë bërë gjatë transmetimit direkt dhe reklamimit të spoteve politike.
“Reklamimi politik, përkatësisht mos-identifikimi i duhur i tyre, përdorimi i fëmijëve në spote politike, reklamimi me ekran të ndarë, sponsorizimi dhe vendosje e produkteve në programe të çështjeve aktuale, përdorimi i shprehjeve dhe gjuhëve në kundërshtim me kodin e etikës dhe shkeljen e periudhës së heshtjes zgjedhore. Ndërsa, në periudhën e heshtjes zgjedhore janë identifikuar kryesisht këto shkelje: transmetim të deklaratave të kandidatëve për kryetar të komunave apo përfaqësuesve politik, të cilat raste për shkak se janë transmetuar drejtpërdrejt disa nga të lincencuarit kanë ofruar sqarime të nevojshme. Transmetime të drejtpërdrejta të intervistave me qytetarë, ku disa prej të cilëve janë deklaruar për kandidatin apo subjektin politik”, ka thënë Rexhaj.
Rexhaj ka folur edhe për numrin e ankesave të adresuara në Komisionin e Pavarur të Mediave gjatë kohës së zgjedhjeve komunale.
“Gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale janë parashtruar, vetëm katër ankesa janë trajtuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Mediave”, u shpreh ai.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë marrë pjesë 89 subjekte politike, përfshirë parti politike, koalicione, iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur. Më 14 nëntor do të garohet për herë të dytë në 21 komuna të Kosovës.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...