KPK cakton tre udhëheqës në PSRK, Milot Krasniqi kundërshton emërimin e Kastriot Memës
Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 13 November 2026
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, ka caktuar përkohësisht udhëheqësit e tri departamenteve të kësaj prokurorie.
Sipas vendimit, Kastriot Mema është caktuar në krye të Departamentit për Krime të Organizuar, Rafet Halimi në krye të Departamentit për Korrupsion, ndërsa Bekim Kodraliu në krye të Departamentit për Terrorizëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Para marrjes së vendimit, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka kundërshtuar caktimin e Kastriot Memës në krye të Departamentit për Krime të Organizuar, duke iu referuar kriterit sipas të cilit prokurori duhet të ketë së paku dy vjet përvojë pune në atë departament.
Ndërkaq, kryesuesi i KPK-së ka thënë se këto emërime janë të përkohshme dhe do të vlejnë deri në një vendim të mëvonshëm të Këshillit.
Gjatë këtij takimi u miratua Rregullorja për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 04/2022 për Procedurën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Bashkëpunëtorëve Profesionalë, si dhe Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Sistemin Prokurorial.
Në këtë takim, anëtari Milot Krasniqi paraqiti Raportin Vjetor për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial, duke renditur të arriturat, konkretisht miratimin e akteve nënligjore dhe përfundimin e procedurave të vlerësimit të performancës së prokurorëve.
Në fund, Krasniqi i paraqiti rekomandimet, duke theksuar se gjatë hartimit të këtij raporti vjetor kanë munguar disa anketa apo opinione të Këshillit.
Në anën tjetër, anëtari Visar Krasniqi tha se në fillim të vitit 2027 duhet të shqyrtohet mundësia e rishikimit të Planit të Veprimit, pasi që, sipas tij, disa objektiva tashmë janë të pamatshme.
Më pas, Këshilli miratoi kërkesën e anëtarit Milot Krasniqi për angazhimin e tij si profesor, krahas angazhimeve si anëtar i KPK-së dhe jashtë orarit të punës./BetimipërDrejtësi/

T� tjera
-
Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”
Deputetja e LDk’së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar deklarimet e kreut të LVV’së,...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit, dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritu...
-
AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi...
-
Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur ed...
-
I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimd...
-
Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për prodhimin e energjisë ...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga P...
-
Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar ...
-
Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka moh...
-
Policia gjobit me nga 100 euro shoferët e autobusëve në Prizren, nuk ndalonin në stacionin zyrtar
Policia e Kosovës, me zyrtarët patrullues nga Stacioni Policor në Prizren, në...
-
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar nga AJH FOODS, ndalon përkohësisht prodhimin
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të prod...
-
Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varë...
































