Lajme

Kovaçevski për zhvillimet në veri: Stabiliteti mund të arrihet përmes dialogut, dhuna s’është opsion

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 May 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion i mirë dhe se stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihet vetëm me dialog të hapur.

Në një reagim në Twitter rreth zhvillimeve të djeshme në veri, ai bëri thirrje për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit.

“Jemi dëshmitarë të një përshkallëzimi shqetësues të ngjarjeve, përveç një numri të madh të të lënduarve. Dhuna nuk është kurrë një opsion i mirë dhe është për t’u dënuar, veçanërisht pasi ushtarët e KFOR-it janë jashtëzakonisht të përkushtuar në misionin e ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.

-Advertisement-

“Bëj thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës, për një deeskalim të shpejtë të situatës dhe kthimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Stabiliteti dhe përparimi në rajon mund të arrihen vetëm përmes dialogut të hapur”.

“Nevojitet komunikim paqësor dhe i hapur, i cili do të mundësojë zbatimin e përshpejtuar të Marrëveshjes për normalizim, me të gjitha anekset dhe detyrimet e marra reciprokisht”, tha shefi i ekzekutivit maqedonas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera