Lajme

Kovaçevski: Kontributi i BE-së duhet të normalizojë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 18 March 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se dialogu është e vetmja mënyrë për integrim evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë mëngjes kam pasur takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin. Desha ta theksoj rëndësinë e këtij takimi dhe të ju uroj sukses në këtë dialog. Sepse unë besoj se dialogu është e vetmja mënyrë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai, raporton gazetari i Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Kontributi i BE-së duhet të normalizojë raportet ndërmjet dy vendeve”, potencoi ai para gazetarëve të mbledhur në Ohër, ku do të zhvillohet takimi trepalësh Kosovë-Serbi-BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera