Sport

Kovac nën akuzë, lojtarët e Bayernit të pakënaqur me kroatin

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 06 October 2018

10 ndeshje e 7 fitore. Megjithatë, situata e Niko Kovac tek Bayerni nuk duket të jetë fortë e qetë. Kjo vjen gjithashtu sepse trajneri kroat po humbet fuqi në dhomat e zhveshjes, e njëjta gjë që ka ndodhur në të kaluarën me Guardiolën e Ancelottin. Një arsye tjetër se kroati nuk flet gjithë kohën gjermanisht, e gjithashtu nuk ka një karrierë të pasur me trofe si e paraardhësit e tij.

Pavarësisht startit perfekt të sezonit me 7 fitore në 7 ndeshjet e para, në tre ndeshjet e fundit Bayerni ka barazuar me Augsburg, ka humbur në Berlin kundër Herthas e ka barazuar në Champions me Ajax-in. Përveç presidentit Uli Höness, i cili deklaroi se situata duhet të ndryshojë sa më shpejt, pakënaqësi ka shfaqur edhe James Rodriguez. Sipas mediave gjermane, kolumbiani është i nervozuar për shkak se është lënë shumë ndeshje në stol.

Në dhomat e zhveshjes nuk janë dakord as me metodat e stërvitjes të përdorura nga Kovac. Seancat janë shumë të shkurtra, madje në disa raste më pak se 40 minuta. Për kroatin ajo që ka më shumë rëndësi është faza mbrojtëse, duke mos i dhënë shumë rëndësi fazës sulmuese, ndërkohë tek bavarezët filozofia është krejtësisht tjetër.

-Advertisement-

Mendohet se për ndeshjen e së shtunës kundër Borussia Mönchengladbach do të lihen jashtë senatorë si Müller, Boateng e Robben, të cilët edhe në të kaluarën kanë pasur pakënaqësi me trajnerët, sidomos me Ancelottin. Situata për Kovac nuk duket fort e qetë, pavarësisht rezultateve të para mëse pozitive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera