Uncategorized

Kourtney e puth të dashurin, ai sytë në fushë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 29 September 2017

Kjo është dashuri.

Të mërkurën, Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, Younes Bendjima janë parë në Parc des Princes në Paris ku ekipi favorit i Bendjima, Paris Saint-Germain FC ka mundur Bayern Munichin.

Çifti që kishte nxitur thashetheme për një lidhje të mundshme në muajin maj, janë fotografuar duke u puthur me pasion derisa ishin pranë yjeve, Lenny Kravitz dhe Naomi Campbell, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ajo që ra në sy e u komentua shumë është se Kardashian po e shijonte këtë moment romantik me të dashurin e saj me sy të mbyllur por njejtë nuk veproi edhe 24 vjeçari Bendjima…ai i kishte sytë e hapur dhe më shumë në fushë se sa tek e dashura e tij.

Të martën, Kardashian është rikthyer në Paris për të parën herë pasi motra e saj, Kim Kardashian West u mbajt e mbyllur në një dhomë hoteli nga persona të armatosur si policë që i vodhën asaj bizhuteri në vlerë prej 10 milionë dollarësh, përfshirë edhe unazën e fejesës me vlerë 4 mijë dollar.

Ky udhëtim i saj erdhi 24 orë pasi u bë e ditur se motra e saj, Khloe është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Dhe Khloe nuk është e vetmja në familje që po pret të bëhet nënë. Edhe motra e tyre e vogël, Kylie Jenner është shtatzënë derisa Kim po pritet një fëmijë nga një nënë surrogate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera