Lajme

Kosumi: Ku do të shkojnë 10 mijë studentë?

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 24 January 2019

Afërsisht 10 mijë student do të preken nga mos akreditimi i programeve akademike të studimeve në Universitetet Publike dhe Private. Kështu ka bërë të ditur, Bajram Kosumi, rektor i Universitetit të Gjilani “ Kadri Zeka”, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, mos akreditimi dhe tërheqja e akreditimit të programeve ekzistuese në universitetin që ai drejton por edhe institucionet tjera të arsimit të lartë publik dhe privat do të shkaktoi telashe të mëdha.

Ndërsa më ët prekurit, Kosumi, thotë se do të jenë studentët.

-Advertisement-

“Ku do të shkojnë 10 mijë studentë, çfarë do të bëhet me ta?” i ka pyetur ai anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë pas verifikimit të stafit akademik ka marrë vendim për tërheqjen e akreditimit për 74 programe të studimit (40 programe ne Institucione Publike te Arsimit te Larte dhe 35 programe të Institucioneve Private të Arsimit të Lartë).

“Pas vendimeve të marra në këtë mbledhje, programe valide të akredituara janë gjithsejt 185 programe, nga të cilat 124 programe studimi në Institucione Publike të Arsimit të Lartë, dhe 61 programe studimi në Institucione Private të Arsimit të Lartë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera