Shëndetësi

Kostumet e plazhit sipas formës së trupit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 25 May 2017

Kostumet e plazhit që duhet të blini për pushimet në det? Sigurisht që zgjedhja duhet të bëhet në bazë të formës fizike, pasi çdo formë ka kostumin e saj.Femrat e famshme, që janë gjithmonë në vëmendjen e paparacëve dhe fansave, dinë se si të zgjedhin modelin e duhur. Që nga Tamara Ecclestone me fizikun femëror të llojit dardhë, tek Olivia Palermo me forma androgjene.

Fiziku androgjen
Të dobëta dhe me pak gjosk si Olivia Palermo? Modelet që këtij lloj trupi i japin hijeshi janë bikinit me recipeta si shall, apo me një krahë, apo kostum i plotë i një linje origjinale ku i lihet dorë e lirë ngjyrave të zeza dhe fantazive.

Fiziku klepsidër
Një fizik si Tama Ecclestone? Një nga modelet femërorë trupore për tu pasur zili. Kostumet e duhura për këto forma theksojnë belin dhe mbështesin gjoksin. Formave u japin kuptim bikini me recipeta në formë trekëndëshi dhe të mbathura me bel të lartë.

-Advertisement-

Fizik atleteje
Një fizik perfekt nga stërivjta dhe ushtrimet? Katie Cassidy nuk heq dorë nga sporti as në plazh. Kostumet për të janë sportive, me zinxhirë, pjesë rrjete dhe detaje bardhë e zi.

Fiziku i vogël
Zoe Kravtiz është vetëm 1.57 cm e gjatë, por mjaft në formë. Kostumet e përshtatshme për këtë lloj fiziku? Bikini trekëndore që theksojnë formën trupore.

Fiziku në formë dardhe
Demi Lovato ka fizikun klasik mesdhetar: më e dobët sipër dhe mjaft e bëshme poshtë. Për ti dhënë vlerë trupit si i saji, rruga e lirë për kostumet të errëta, njësh me detaje të dukshme në pjesën e sipërme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera