Lajme

KOSTT tregon arsyen pse një pjesë e Prishtinës mbeti pa rrymë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 29 November 2018

KOSTT ka bërë të ditur se si pasojë e një lidhje të shkurtër në fushën e largpërçuesit 35kV- Fushë Kosova, ka ardhur deri te rënia e transformatorit energjetik në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, që për pasojë pati ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit ditën e sotme.

Konsumatorët që furnizohen nga transformatori T2 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1 orë e 32 minuta, ndërsa nga transformatori T1 ana 10 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 12 minuta dhe ana 35 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 38 minuta.

Transformatori T2 ana 110 kV është kyç në ora 13:05, ndërsa ana 35 kV është kyç në ora 13:08.

-Advertisement-

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT dhe KEDS kanë dalë në terren, me ç’rast ekipet e KEDS kanë eliminuar defektin në daljen 35kV- Fushë Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera