KOSTT: Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3
Autori: Gazeta inFokus
20:11 | 04 Prill 2024
Është rikthyer furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3.
Njoftimi është bërë nga KOSTT.
“Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3
Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.
Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates.
KOSTT falenderon ekipet e reaguesëve të parë, si zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, agjencitë emergjente, dhe në veçanti falënderojmë ekipet teknike profesionale të mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme.
Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.
KOSTT mbetet plotësisht i përkushtuar në shërbim të qytetarëve, duke vazhduar të punojë pa rreshtur për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset e afektuara nga mungesa e energjisë elektrike.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































