KOSTT: Reduktimet e rrymës vazhdojnë deri në stabilizim të situatës
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 17 August 2022
KOSTT ka thënë se deri në stabilizimin e situatës energjetike do të vazhdojnë reduktimet me energji elektrike.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga KOSTT kanë deklaruar se mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.
Për orarin e reduktimeve, ka udhëzuar të pyetet KEDS’i.
“Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).
Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Njoftohen qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).
Sa i përket programeve të kufizimit të konsumit ditor ato mund të dallojnë nga dita në ditë në varësi nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend.
Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS.
Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur.
Të tjera
-
Ish-ambasadori i Shqipërisë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e As...
-
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi
Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori...
-
Ja kur pritet të hapet pishina e Gërmisë
Stina e verës po afron, ndërsa për qytetarët e kryeqytetit, Pishina e Gërmisë...
-
“I vdiq djali përpara…”- Halil Kastrati rrëfen historinë prekëse me ish-ushtarin e UÇK-së!
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, në një intervistë dhënë për dokumentarin ...
-
Çejku: Presidentja Davkova, e pamatur në shmangien e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut
Arben Çejku, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha për Zërin ...
-
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema
Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë De...
-
Sveçla dhe Hoxha vizitojnë policin që u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Koso...
-
Rama reagon pas takimit me shqiptarët në Athinë: Faleminderit nga zemra, hapim një kapitull të ri vëllazërimi me Greqinë
Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet ...
-
Falsifikimi i euros, Banka e Shqipërisë apelon tek qytetarët për kujdes
Monedha kombëtare në qarkullim, në fund të vitit 2023, arriti në 408 miliardë...
-
Sveçla shfaqet duke lundruar në Ujman
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla këtë të diel ka lundruar në Liq...
-
Kurti flet për projekte infrastrukturore: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve
Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturo...
-
Haradinaj: Rahoveci e dëshmoi kontributin ndaj Atdheut përmes shumë luftëtarëve të zotë, sa që edhe historia do të rrëfejë për ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...