KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 03 Qershor 2023
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka thënë se është duke e trajtuar me kujdes kërkesën e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për pagesën e energjisë elektrike në objektin e komunës dhe të gjitha institucionet e sektorit publik të asaj komune
Zëdhënësja e KOSTT-it, Elvane Devexhi i ka thënë Gazetës Express se do t’i kthejnë përgjigje Atiqit, brenda afateve ligjore.
“KOSTT ka pranuar kërkesën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut z. Atiq për pagesën e energjisë elektrike në objektin e komunës dhe të gjitha institucionet e sektorit publik të asaj komune. KOSTT është duke trajtuar me kujdes këtë kërkesë dhe në përputhje me mandatin e saj do të kthej përgjigje brenda afateve ligjore”, ka deklaruar Devexhi.
Kërkesat e dy komunave veriore, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, për kyçje në sistem dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik në këto komuna, po shqyrtohen edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Nga Zyra e Rregullatorit për Energjisë kanë deklaruar për Gazetën Express se po shqyrtojnë këto kërkesa dhe se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore që janë nën kompetencën e ZRRE-së.
“Zyra e Rregullatorit për Energji, ka pranuar kërkesa zyrtare nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Kryetari i Komunës së Leposaviqit. Kërkesa e kryetarëve ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me kyçjen dhe pagesën e energjisë elektrike për të gjitha institucionet e sektorit publik të cilat bien në kompetencën e nivelit lokal. Zyra e Rregullatorit për Energji është në proces të shqyrtimit të kësaj kërkese dhe është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore që janë nën kompetencën e ZRRE-së”, kanë deklaruar nga ZRRE.
Për dallim nga Mitrovica e Veriut e Leposaviqi, dy komunat e tjera veriore nuk kanë bërë ende kërkesë për t’u kyçur në sistem.
“ZRRE-ja nuk ka pranuar kërkesa nga kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.
Ndryshe, kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore, u janë drejtuar me kërkesa zyrtare Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe KOSTT-it, për energjinë e shpenzuar në këto komuna.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë kërkuar nga këto institucione që t’i kyçin në sistem për të nisur pagesën e rrymës elektrike, në institucionet publike të komunës.
Atiq ka kërkuar që kjo të bëhet sa më shpejt.
“Kërkoj prej jush që të filloni sa më parë të ndërmerrni veprimet e nevojshme për kyçjen e të gjitha këtyre institucioneve, në mënyrë që komuna të mund të fillojë pagesën e energjisë së konsumuar”, thuhet në kërkesën e Atiq.
Ata kanë kërkuar nga autoritetet që t’i njoftojnë edhe për borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar.
“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike. Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime”, ka shkruar Hetemi.
Për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit.
Vlera e rrymës së shpenzuar gjatë vitit 2022 në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, është mbi 63 milionë euro.
Në vitin 2021, kjo vlerë ka qenë rreth 42 milionë euro, e sipas një kalkulim të Institutit GAP rezulton se në periudhën 2010-2020, qytetarët në veri kanë shpenzuar mbi 132 milionë euro energji elektrike.
Shpenzimet janë paguar deri në vitin 2017 nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës e pastaj nga KOSTT dhe Qeveria e Kosovës.
Refuzimi për të paguar rrymën ka ardhur si pasojë e mosbindjes qytetare por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme në veri, që kanë operuar nën dirigjimin e Serbisë.
Për t’i shlyer këto borxhe, qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës, kanë paguar fatura për 3.5 përqind më të shtrenjta.
Nga viti 2017 e këndej, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka kaluar përgjegjësinë e pagesës te institucionet e vendit. Po atë vit, Gjykata e Apelit ka kërkuar që konsumatorët që kanë paguar rrymën e shpenzuar në veri për 18 vjet, të kompensohen.
Më 18 prill, Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e ZRRE’së që të rishshyrtohet aktgjykimi i Apelit, duke thënë se konsumatorëve duhet t’u rikthehen mjetet.
Se kur dhe si do të bëhet kjo, nuk ka ende asnjë informatë zyrtare

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































