Lajme

Kossev: Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë “vizituar” zyrat e strukturave serbe

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 18 August 2023

Inspeksioni Komunal i Mitrovicës Veriore mëngjesin e sotëm ka vizituar institucionet e Qeverisë së Serbisë të vendosura në objektin e qarkut të Mitrovicës së Veriut, në afërsi të saj, si dhe disa objekte të tjera ku janë të vendosura strukturat tjera serbe. Edhe pse kanë pasur ndihmën e Policisë së Kosovës të rajonit të Veriut për të hyrë, kjo ‘vizitë’ ka shkuar pa asnjë problem, kanë konfirmuar për KoSSev nga Policia e Kosovës. Ndihma nga polica u dha në orën 10:30.

Pas këtyre veprimeve nga zyrtarët e Kosovës, Lista Srpska menjëherë ka dalë me një reagim ku pretendon se kjo u bë me qëllim për të dërbuar punonjësit dhe se është “radha e institucioneve shëndetësore, shkollave dhe fakulteteve”.

Por, këto pretendime të Listës Srspka i ka hedhur poshtë komuna se do të dëbojë këdo “nga e hëna e ardhshme”, apo se ka qenë ndonjë lloj ngacmimi dhe se ka qenë “vizitë rutinë” e zyrtarëve në “objekte në pronësi të komunës”.

-Advertisement-

“Nuk bëhet fjalë për dëbim nga objektet duke filluar nga e hëna e ardhshme, apo për ngacmim, siç pretendon Lista Srpska, por ishte thjesht një vizitë rutinë e zyrtarëve në objektet në pronësi të komunës. “Zyrtarët komunalë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj, të cilat janë në interesin më të mirë të qytetit dhe qytetarëve në përgjithësi”, është përgjigjur për KoSSev, këshilltari i kryetarit Erden Atiq, Visar Syla.

“Lista Srpska ishte e para që e informoi publikun se inspektorët komunalë të qeverisë së re të Kosovës sot kanë vizituar praktikisht të vetmen objekt në qytet, ku ndodhet organi qeveritar i Serbisë, por vetëm sot në mbrëmje, pa njoftuar se gjithçka ka ndodhur në mëngjes”, raporton Kossev, transmeton Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera