Lajme

Kossev: Autobusët me targa RKS, KM, CA dhe BG kanë hyrë në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 25 March 2022

Në Mitrovicë dhe Graçanicë sapo kanë filluar protestat e paralajmëruara të serbëve kundër vendimit për të mos lejuar qytetarët serbë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet serbe.

Përderisa pala serbe, së bashku me vendet e Quintit, po e drejtojnë gishtin nga autoritetet e Kosovës, Prishtina pas këtij refuzimi fillestar pretendon se nuk e ka ndaluar votimin, por se ka munguar një marrëveshje me Beogradin.

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të qytetit dhe çdo moment ky numër sa vjen e shtohet.

-Advertisement-

Pak para fillimit të protestës, të paktën dhjetë autobusë me targa regjistrimi RKS, KM, CA dhe BG kanë arritur nga drejtimi i Zveçanit dhe kanë në Mitrovicë, ka raportuar Kossev.

Në mesin e të protestuesve janë kryesisht punonjës të institucioneve publike në veri të Kosovës.

Qytetarët që mbërrijnë mbajnë flamuj dhe pankarta të Serbisë, ku në njërën prej tyre shkruante: “Unë dua vetëm të drejtat e mia njerëzore”.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kur u ngrit një skenë në fillim të shëtitores, këtë herë ajo nuk është vendo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera